Protesta e organizuar nga banorët që preken nga projekti i Bulevardit të ri të Tiranës ka degraduar në akte dhune dhe përlasje me policinë.
Pasi kanë bllokuar rrugën pranë ish-stacionit të trenit prej disa orësh, banorët kanë nisur të konfrontohen me punonjësit e policisë së shtetit.
Në mungesë të një përgjigje nga autoritetet, dhe kur është tentuar që mjetet të nisin shembjen e banesave, banorët kanë filluar të godasin policinë me sende të ndryshme.
Po ashtu në drejtim të uniformave blu janë hedhur edhe disa kapsolla.
Sipas të dhënave raportohet se 3 gra janë transportuar në spital me autoambulancë.