Në dosjen prej 200 faqesh që Report Tv disponon zbulohet dhe e gjithë skema si Jamarbër Malltezi arriti të privatizojë kompleksin “Partizani’ me ndihmën e vjehrrit të tij, Sali Berisha. Ky i fundit me funksionin e tij si kryeministër ka ndërhyrë për të ndryshuar 3 ligje.
Nga SPAK Berisha akuzohet se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime të materializuara nëpërmjet miratimit të akteve ligjore epo nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet ish- pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Berisha ka ndryshuar tre ligje për të favorizuar këtë privatizim. Ka ndryshuar dy herë ligjin e pronave si dhe ligjin për sportet.
Berisha hyn në skenë më 17 korrik 2006 kur qeveria e drejtuar prej tij miraton ndryshimin e ligjit 9235 për pronat që i dha mundësi pesë familjeve pronare Begeja, Alimehmeti, Saliaga, Vaqari dhe Llagami t’i drejtoheshin Agjensisë së Kthimit të Pronave, me kërkesa për kthimin e pronës të ndodhur në territoret e Klubeve Sportive (të Futbollit dhe Shumësportesh) Partizani. Ndryshohet neni 17 pika 1.
“Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, ndryshoi nenin 17 pika 1, duke sanksionuar se subjektet e shpronësuara për fitimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, kanë të drejtë të depozitojnë kërkesa të reja deri në datën 1 tetor 2007. Ky ligj është botuar në FZ nr. 81 datë 02.08.2006 duke hyrë kështu në fuqi më datë 17.08.2006.
Ky ndryshim i dha mundësi pesë familjeve pronare Begeja, Alimehmeti, Saliaga, Vaqari dhe Llagami t’i drejtoheshin Agjensisë së Kthimit të Pronave, me kërkesa për kthimin e pronës të ndodhur në territoret e Klubeve Sportive (të Futbollit dhe Shumësportesh) Partizani” thuhet në dokumentin e SPAK.
Po më 17 korrik 2006 qeveria e drejtuar atëherë nga Berisha miraton ligjin 9583 i cili me nenin 6 dhe 8/1 lejon kthimin tek pronarët e pronave në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës si dhe kthimin apo kompensimin e truallit privat mbi të cilin janë ngritur ndërtime të përhershme në pronësi të shtetit.
“Në vijim, Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, sanksionoi në nenin 6, pika le se Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës…..
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, sanksionoi në nenin 8/1, se… u kthehet apo u kompensohet subjekteve të shpronësuara truall privat mbi të cilin janë ngritur ndërtime të përhershme dhe të ligjshme në pronësi të pronarit shtet, sipas rastit: a)Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet nuk përdoren më për interes publik trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, duke i njohur atij të drejtën e parablerjes së objektit në privatizim. Deri në privatizimin e objektit sipas këtij ligji shteti detyrohet t’i paguajë subjektit të shpronësuar çmimin e qirasë për truallin që ka në posedim sipas tarifave që zbaton për dhënien me qira të trojeve shtetërore të tretëve” thuhet në dosje
Ndërhyrja tek Agjencia e Kthimit të Kompensimit të Pronave
Në dosjen e SPAK shkruhet se Kryeministri Sali Berisha, duke pasur në varësi Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, emëron në detyrë si Drejtoreshë të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Justina Boriçi. Më pas me rekomandim nga lart Boriç emërohet drejtoresha e Zyrës Rajonale të AKKP, Dhurata Hoxha (Çela), Altin Ceni në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik e Tetis Lubonja në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik.
Më 17 janar 2007 nis procedura e kthimit të pronës dhe Tetis Lubonja dëshmon në SPAK se dosjet u janë dhënë të parat për t’u trajtuar për rreth dy muaj nga inicimi i procedures respective.
Vetëm disa muaj pas kthimit të pronave me vendime që kanë marrë formë të prerë në muajin maj 2007, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Ministri Genc Ruli miraton privatizimin e terreneve sportive dhe objekteve të Klubit të futbollit “Partizani duke i kërkuar që të përgatitet dokumentacioni për vlerësimin në zbatim të VKM-së Nr.704, date 11.10.2006 dhe VKM-së 703, datë 11.10.2006 për kriteret dhe procedurat e shitjes.
Më 22 tetor 2007 me kërkesën e Sali Berishës ripropozohen ndryshime në ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 “Per sportin”. Në këtë ndryshim neni 31 rindryshohet duke lejuar që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, Drejtoria e Privatizimit me shkresën Nr. 9508 Prot. datë 18.12.2007 ka ngritur komisionin e vlerësimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Partizani
Më 26 dhjetor 2007 familjet vijojnë procedurat e privatizimit të klubit dhe për këtë qëllim i janë drejtuar me kërkesën nr. 1226 prot date 26.12.2007 Ministrit të Turizimit Ylli Pango dhe për dijeni Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli
Pikërisht në këtë kohë, shtetasi Jamarbër Malltezi është caktuar përfaqësues edhe për trashëgimtarë të tjerë të familjeve pronare, shtetasve Nervit Hoxha, Raimonda Bekteshi që përfaqësohen nga Bashkim Bekteshi
Më 4 janar 2008 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Minister Z. Ylli Pango, shprehet dakort për privatizmin e Klubit Shumësportësh “Partizani” dhe kjo shkresë i Drejtohet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me Ministër Z. Genci Ruli
Më 04 janar 2008 Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Minister Z. Ylli Pango, shprehet dakort për privatizmin e Klubit Shumesportesh “Partizani” dhe kjo shkresë i Drejtohet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës me Minister Z. Genci Ruli.
Më datë 4 janar 2008 miratohet privatizimi i Klubit Shumësportësh “Partizani”./report tv
Hahahaaa .Mirë Saliu paska ndihmuar dhëndrin po gjithë këta të tjerët si presidenti ministra,drejtorë e jurista që kanë shkruar e vulosur. Po gjithë ata deputetë që votuan ndryshimet ligjore? A do burgosensi bashkfajtorë?
Hahahaaa .Mirë Saliu paska ndihmuar dhëndrin po gjithë këta të tjerët si presidenti ministra,drejtorë e jurista që kanë shkruar e vulosur. Po gjithë ata deputetë që votuan ndryshimet ligjore? A do burgosen si bashkfajtorë?