Kanë dalë sërsih në protestë banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës, duke bllokuar rrugën pranë Stacionit të Trenit.
Banorëve të cilët do tu prishen shtëpitë kundërshtojnë tashmë prej kohësh masën e dëmshpërblimit të caktuar.
Ditën e djeshme një përfaqësi e tyre kanë takuar Kryebashkiakun Veliaj. Ata theksuar se do të përshkallëzojnë protestat dhe nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pasi nuk gjetën një marëveshje me kreun e bashkisë.
“Jemi duke zbatuar mosbindjen civile. Pasi i’u drejtuam të gjtiha instancave dhe nuk morëm përgjigje u detyruam të ndërmarrim këto veprime. Ne po kërkojmë të drejtënb tonë. Kush institucion na mbron? Le të vijnë këtu t’i zgjidhim problemet. Të na japin hakun tonë që na takon.”, tha njëri prej protestuesve.