Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Shqiptarja.com shkruan se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë ajo e arrestimit me burg, për shkak të moshës. Sali Berisha është 79-vjeç.
Për këtë arsye mendohet se SPAK s’i është drejtuar Kuvendit për autorizim për arrestimin.
SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.
shqiptarja.com /a.r