Fakti se dy personalitete të famshme kanë dalë në altarin e martesës, nuk do të thotë se ata do të jetojnë bashkë të lumtur deri në fund të jetës! Në Hollywood shpesh ndodh që martesat të mos zgjasin as një vit, ndërsa shkaktari më i shpeshtë për ndarje, është personi i tretë, pra tradhtia. Në këtë shkrim ne ju sjellim disa nga yjet e famshëm të cilët kishin gjetur dashnor apo dashnore edhe pse ende ishin në martesë.
Para se të dashurohej marrëzisht në Ian Somerhalder, Nikki Reed tashmë një vit ishte në martesë me muzikantin Paul McDonald. Pas divorcit të tyre, ata kishin mbetur në raporte të mira, edhe përkundër asaj që ajo e kishte tradhtuar me tjetrin. Ata kanë xhiruar edhe një album së bashku.
Kim Kardashian ishte në fazën e divorcit nga ylli i basketbollit Kris Humphries, kur kishte filluar të argëtohet me reperin Kanye West. Dhe pikërisht afera me reperin, ishte fatale për martesën e saj me Kris.
Edhe motra e Kim-it, Khloe, ishte në situatë të njëjtë, pasi derisa po priste dokumentet që të shkurorëzohej nga Lamar Odom, kishte filluar aventurën e dashurisë me James Harden. Ylli i Hollivudit, Ashton Kutcher, ishte në martesë për 6 vjet me aktoren Demi Moore, por nuk kishte mundur t’i rezistonte Milla Kunis-it, me të cilën e kishte tradhtuar Demin.
Edhe pse sot konsiderohen si çifti më i bukur i Hollywood-it, Brad Pitt kishte filluar lidhjen e dashurisë me Angelina Jolie, derisa ishte ende i martuar me aktoren Jennifer Aniston. Edhe aktori Paul Wesley ishte ende në martesë me aktoren Torrey DeVitto, kur e kishte kuptuar se ishte dashuruar në Phoebe Tonkin. Katy Perry dhe John Mayer me vite kanë qenë në lidhje të kohëpaskohshme, por afera e tyre kishte filluar derisa ajo ishte ende në martesë me Russell Brand, citohet Zëri.