Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që pesëshja diplomatike kanë pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak tha se me Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.
“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”.
“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”.
“Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.
Më tej, emisari special i BE-së tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhuyr një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesë”.
“Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”.
/a.r
Sa me shume Evropa dhe Amerika i afrohen Serbise aq me shume Shqiperia dhe Kosova do largohen nga Evropa dhe Amerika.Shqiperine e leverdis te prishi maredheniet me Ameriken dhe Evropen dhe te beje aleance me shtet tjeter sepse Shqiperia eshte 30 vjet aleate me Ameriken dhe nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese as fabrika ka,keshtu qe Shqiperia po prishi maredheniet me Ameriken dhe te beje aleance me shtet tjeter do kete ushtri fabrika bujqesi