Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Kulluri, në një intervistë për Vizion Plus komentoi gjendjen e opozitën dhe përballjen e saj me mazhorancën në Kuvend, kundrejt refuzimit të socialistëve ndaj kërkesave të tyre.
Përse jeni kritik dhe nuk mendoni se është zgjidhja e duhur forma që kanë zgjedhur Bardhi dhe Berisha në Kuvend?
“Unë besoj se opozita në tërësinë e vetë duhet ta ketë detyrë për të kryer, duhet të krijojë besim tek opinioni publik që është një alternativë më e mirë sesa qeveria dhe këto forma radikale të sjelljes politike, nuk janë alternativë politike për të cilën shqiptarët kanë 10 vite që presin dhe për të cilat ne si opozitë kemi edhe 2 vite kohë, sepse koha nuk mund të jetë pafund”, theksoi ai.
A duhet të kritikohet mazhoranca që nuk pranon kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore?
“Nuk ka absolutisht asgjë të re, nuk është hera e parë që ata nuk pranojnë Komisione Hetimore, rasti më skandaloz ka qenë para disa vitesh ku ne kërkuam Komision Hetimor për çështjen e CEZ-it, që u falën 500 mijë dollarë borxhe kompanisë çeke para se të largohej, megjithëse çështja ishte në arbitrazh, me shkelje të hapur të legjislacionit shqiptar dhe PS e dini çfarë bëri? Krijoi një Komision Hetimor paralel për privatizimin e CEZ në 2008”, tha ai.
“Ky parlament nuk është përfaqësues i sovranitetit popullor, ky parlament është që në vitin 2009 që përfaqëson vullnetin e e tre-katër kryetarëve partish”, thekson ai duke bërë fajtor Ramën dhe Berishën. “Për t’i ikur përgjegjësisë së 14 majit, për t’i ikur përgjegjësisë dhe pamundësisë së zotit Berisha për të drejtuar opozitën radikalizohen situata në mënyrë artificiale jo se arsyet nuk qëndrojnë ndaj kësaj mazhoranca, por ka 10 vjet që thuhen këto gjëra dhe ka 10 vjet që humbim zgjedhjet”, shton ai.
Cila është formula që e nxjerr opozitën fituese pas dy vjetësh?
“Formula e vetmë është që opozita të marrë një votë më shumë se mazhoranca. Në këto kushte që jemi është thuajse e pamundur dhe mbi të gjitha, mënyra si bëhet opozitë është e gabuar për ta sjellë opozitën në pushtet, jo për të ardhur ajo në pushtet, por për të pasur një rrotacion politik në kuptimin e një qeverisjeje më të mirë.
Çfarë rëndësie i japim ne shqiptarëve, ku vetë këta që kanë dalë deputetë nga PD, nuk njohin vendimin e gjykatave, kur këta njerëz është çuar një grup prej 30 deputetësh dhe votojnë kundër rezolutës që kanë votuar vetë më 18 dhjetor të para dy viteve.
Kjo është qesharake, kjo është arsyeja pse ne kemi humbur besimin. Është përçarë një parti e vetme për shkak të një personi, që e vuri PD para dilemës, o do kishim një diskurs përplasjeje me SHBA, partnere jonë strategjike e shqiptarëve jo e PD, por e gjithë shqiptarëve”, thotë ai duke shtuar se Berisha duhet të tërhiqet./m.j
Kulluro, je zhvlerësuar 100 %, qysh se e rihëngre, lugën e çorbës së dhjerë të Luli Bashës.
Filluam të kishim respekt, duke të të ndjekur në TV apo nëpër lajme, ndersa tani, është hera e fundit, që të ndjek.
Ti je Dukat, je flori, je ar, pse u bëre teneqe e ndryshkur ?
Keqardhje….për ty.