Largimi i shqiptares Heidi Baci nga shtëpia e Grande Fratello ka shkaktuar reagime të shumta në Itali dhe Shqipëri. Shumë e kanë përshëndetur vendimin e saj për t’u larguar nga reality show i famshëm pas hyrjes së babait të saj në shtëpi dhe të tjerë e kanë kritikuar. Për këtë arsye, ajo u shkroi një letër, ku u shpjegonte shkurt motivimin e saj.
“Përshëndetje djema, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.
Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim.
Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua.”, thuhet në letër.//m.j
La lettera di Heidi con le sue motivazioni ed un saluto per i suoi compagni, in particolare Vittorio e Letizia. #GrandeFratello pic.twitter.com/uv63C151aW
— Mediaset Infinity (@MedInfinityIT) October 19, 2023