Kryetarja e këshilltarëve bashkiakë të PD-së në Tiranë, Enriketa Papa, i është përgjigjur Sali Berishës, që deklaroi se Lulzim Basha iu vë gjoba ndërtuesve të kullave, për të marrë hyrje në to.
“Shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë.
Ata që e çojnë në SPAK nuk vënë dot gjoba, “profesionisti”, është ai që ditën të sulmon ndërdsa natën merr leje ndërtimi, siç bën Berisha me Ramën.
Nëse nuk ka frikë se familjarët e tij fshihen pas tyre, të lërë përrallat që u ka dalë boja dhe të çojë në SPAK kullat e Tiranës që po pastrojnë paratë e pista”, thotë Papa, e cila ka bërë kallëzim në gjykatë që në gusht, në emër të PD-së, për kullën që po ngrihet në qendër të Tiranës./m.j