Partia Demokratike përmes kryetarit, Lulzim Basha, do të depozitojë një amendament që do të ndryshojë ligjërimin publik të politikës e sidomos të deputetëve që shpesh herë janë shmangur ligjit dhe gjykatës përballë akuzës për shpifje.
Amendamenti që ka përgatitur PD, do të depozitohet zyrtarisht si nismë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do ti japë fund kësaj shmangie ligjore të deputetëve në rastet kur ata konsumojnë veprën penale të shpifjes.
Amendamenti i iniciuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, do të sanksionojë në ligj që deputeti përballë veprës penale të shpifjes të jetë përballë ligjit njësoj si çdo qytetar tjetër i këtij vendi pa asnjë mbrojtje ekstra ligjore siç ka ndodhur deri tani. Pra, deputetët do të jetë përballë ligjit dhe jo koracës politike që deri tani e ka mbajtur larg ndëshkimit ligjor edhe kur e ka konsumuar publikisht veprën penale të shpifjes.
Kryetari i PD, e lajmëroi këtë nismë rreth dy javë më parë në sallën e Kuvendit dhe do të heqë një tjetër nismë ligjore në paktën e propozimeve të PD që janë bërë publike deri tani.
Me sa duket kur kane hartuar kete amendament Basha dhe mbeshtetesit e tij kane pasur ne mendje Berishen, i cili ne çdo dy fjale njeren e ka shpifje sipas vete kundershtareve te tij ne PD./m.j
Në fakt, sipas rregullimit ligjor aktual, deputeti nuk gëzon asnjë privilegj kundrejt shpifjes dhe përgjigjet njësoj si çdo qytetar.
Juristi ka te drejte por Basha kerkon show,pasi deputeti nuk ka mbrojtje kur shpif,por problemi eshte qe drejtesia duhet te jete me e ashper ne shpifesit sidomos ato veteran