Javën e kaluar familja mbretërore daneze tërhoqi vëmendjen e të jgithave me fesitmet e organizuara për ditëlindjen e 18 të princit christian.
Buja e madhe u shkatua nga një sandale, që ishte lënë pas ballos mbretërore në pallat nga një prej vajzave të fruara në festë. Pallati mbretëror u vu menjëherë në lëvizje për të gjëtur “Hirushen”, por ndryshe nga përalla, ata nuk shkuan për të trokitur derë më derë, por thjesht postuan foton e këpucës në Instagram, duke i kërkua vajzës që ta merrte.
Tashmë “Hirushja” ka shfaqur veten duke zbuluar se ajo që la këpucën pas, në përpjekje për t’i tërhequr vëmendjen princit, ishte aktorja Anne-Sofie Tornso Olesen, 18 vjeç.
Anne-Sofieka folur për ngjarjen, teksa ka pranuar se e la qëllimisht sandalen në pallat, pasi ishte e ftuar në festë për të përfaqësuar zonën ku jeton jashtë kryeqytetit danez.
“E fitova ftesën në një shorte.Mendova se ishte pak qesharake si gjë dhe fola me familjen dhe miqtë e mi për këtë më parë, dhe ata ranë dakord që unë ta bëja atë. Është një shans që nuk vjen dy herë”- tha ajo.
Mbetet për t’u parë nëse princi 18-vjeçari, i dyti në radhën e fronit do t’ia kthejë këpucën personalisht Anne-Sofie, babai i së cilës është një tregtar vere.
Në ballon mbretërore, ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm dhe madje përshëndeti Mbretëreshën e Danimarkës Margrethe II, djalin e saj, Princin e Kurorës Frederik dhe djalin e tij Princin Christian, të cilët nuk e kishin parasysh planin e saj.