Janë shënuar 13 ditë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Izraeli vazhdon të rrethojë Rripin e Gazës. Megjithatë, tanket e IDF u shfaqën në fushën e betejës me një tjetër pamje.
Ndryshimi sigurisht nuk është bërë për arsye estetike por për arsye praktike, pasi është mbrojtja e vetme e tankeve kundër dronëve të Hamasit.
“Hipoteza ime është se sulmet nga Hamasi i dhanë Izraelit shtysë për të vendosur “kafaze” më gjerësisht në tanket e tyre,” tha për New York Post Mark Kanzian, një këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.