Ish kryeministri Sali Berisha thotë se aksioni opozitar i cili nisi sot nuk do të ndalet deri në rikthimin e votës së lirë.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha u shpreh se të gjitha mekanizmat që do të ndjekin janë në manualin e mosbindjes civile.
Sipas tij, opozita e vërtetë është PD që përfaqëson ai, ndërsa Basha shprehet ish kryeministri janë një fraksion.
PJESE NGA INTERVISTA
Pyetje: A keni sigurinë që qytetarët do ju ndjekin sot sic e ndoqën PD në atë kohë, duke pasur parasysh çarjen e madhe brenda PD? Kë PD do votojnë qytetarët, kush është PD që përfaqëson Berisha?
Berisha: Është PD e vërtetë, ka një fraksion që ka marrë peng Edi Rama. Sot jemi fuqia opozitare e vërtetë e vendit. Sot jemi në kushtet e një padrejtësie absolute.
Pyetje: Kur të shkojnë në zgjedhje qytetarët do shkojnë logon dhe emrin, si do shkoni në zgjedhje?
Berisha: Edhe sot e thashë, fillimi është ky, qëllimi është vazhdimi i saj deri në rikthimin e votës së shqiptarëve. Kjo është dhe nuk ka të ndaluar. Sot dha dorëheqjen famëziu Ardi Veliu, sepse famëzi Ardi Veliu është gjetur me encrochat dhe me sky në komunikim me bandat e rrezikshme.
Tani nuk ka më kthim. Mekanizmat janë në manualin e mosbindjen civile. Ne nuk e sosim, ne ndalemi vetëm me rikthimin e votës së lirë./m.j