Kreu i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder, është takuar me Papa Françeskun në Vatikan, ku dhe i ka kërkuar udhëheqësit të Kishës Katolike të ndihmojë në sigurimin e lirimit të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Lauder është takuar me Francis ndërkohë që Izraeli ka raportuar se numrin e pengjeve izraelitë që mbahen nga Hamasi, në mes të përshkallëzimit të luftës në Gaza, ka arritur në 203.
“Ne i kërkojmë Shenjtërisë suaj që të përdorë fuqinë tuaj, të përdorë forcën tuaj, për t’i liruar këta pengje,” mësohet se i ka thënë Lauder papës sipas mediave të huaja.
“Ju mund të jeni i vetmi person që ka autoritetin moral për ta bërë këtë”, është shprehur ai ndër të tjera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit.
Situata në Gazën me 2 milionë banorë konsiderohet e rëndë, ndërsa furnizimet në Rripin e Gazës janë pakësuar shumë, mirëpo banorët janë duke shpresuar për mundësinë e hapjes së kufijve për ndihma./m.j