Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Boks në Shkodër.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 të së enjtes, dhe viktima është identifikuar si shtetasi M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj.
Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale./m.j