Dy gra myslimane u nxorën nga avioni ku kishin hipur, pasi i kishin ngulur sytë një anëtari të ekuipazhit.
Avioni i kompanisë “JetBlue” po fluturonte të martën nga Bostoni drejt Los Angeles. Disa pasagjerë filmuan disa sekuenca nga incidenti duke i postuar në YouTube dhe rrjetet sociale.
Mësohet se grave iu kërkua të merrnin valixhet e tyre, ndërkohë që u morën në pyetje edhe nga policia. Kjo nuk është hera e parë që persona të besimit mysliman bëhen pré e incidenteve që lidhen me dyshimet për terrorizëm.