Chelsea dhe Paris SG e kanë mbyllir në barazim 1-1 pjesën e parë, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë. Me këtë rezultat kalojnë francezët, fitues 2-1 në takimin e parë, por anglezëve u mjafton një gol për të çuar gjithçka në ekuilibër.
PSG kaloi i pari në epërsi, me Rabiot, në minutën e 16-të. Diego Costa u përgjigj 11 minuta më pas.
Chelsea pati disa mundësi të mira për të shënuar golin e dytë, por nxitimi solli gabime në momentin e fundit.
Më herët, ishte Benfica që u kualifikua në çerekfinale, pas humbjes 1-2 në Shën Pjetërburg me Zenitin. Në ndeshjen e parë, portugezët kishin fituar 1-0.