Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin në miratimin e një rezolute për një pauzë humanitare në luftën e Gazës.
Përpjekjet turke për të vendosur qetësinë në rajon janë penguar nga “ndëshkimi kolektiv” i palestinezëve përmes sulmeve ajrore dhe vendosjes së aeroplanmbajtësve amerikanë në rajon, tha Erdogan.
“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili është bërë edhe më i paefektshëm, edhe një herë nuk e ka përmbushur përgjegjësinë e tij”.
“Vendet perëndimore – të cilat nuk lënë gurë pa lëvizur kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e njeriut – nuk kanë ndërmarrë asnjë hap tjetër përveçse i kanë hedhur benzinë zjarrit”.
Erdogan kritikoi gjithashtu mbulimin mediatik “të njëanshëm dhe me dy fytyra” të konfliktit.