Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, në bashkëpunim të policisë dhe FAST Albanian.
47-vjeçari është dënuar me burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të bimëve narkotike.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit L. Ll.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cooperation”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albanian.
Si rezultat i inteligjencës policore, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cooperation”.
Si rezultat i operacionit u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi L. Ll., 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit L. Ll.