Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në kryeministri ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Macron ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë nën masa të shumta sigurie dhe po tashmë po zhvillon në takim me Ramën.
Pak më parë presidenti francez u prit me ceremoni nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj me të cilin zhvilloi dhe një takim.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga kreu i qeverisë dhe partnerja e tij.
Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Ai shtyu pjesëmarrjen për shkak të një sulmi terrorist në Francë.
/a.r