Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur më konkretisht për propozimin e tij nësamitin e ‘Bled’ pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet medoemos ndërsa garantoi liderët se nuk do të presin më aq gjatë e se nuk do të zhgënjehen.
‘Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim.
Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së.
Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës.’- tha Michel.
/f.s