Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkuartuar me 100 vite.
Aleks Memaj – 15/10 vjet
Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
Toni Kushi – 12/8 vjet
Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
Aleksandër Neço – 12/8 vjet
Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyllur dënimin)
Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
Malton Lleshi – 12/8 vjet
Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj – 3/2 vjet
Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditçn disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policue dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.
/a.r