Evi Kokalari mendon se në Shqipëri mungojnë burrat. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Kokalari u shpreh se të vetmen figurë politikë që e vlerëson është Sali Berisha.
“Shumë gjëra më bëjnë përshtypje nga Shqipëria. Një ndër to, është mungesa e burrave. Për mua, në Shqipëri nuk ka burra.
Ndaj unë e them se Berisha është burrë, për gjërat që thotë, për gjërat që bën, për kurajën që ka. Ne na duhen burra shteti dhe fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka.
Ose ndoshta nuk na mungojnë por nuk dalin në pah të merren me pisllëkun që na rrethon. Prandaj duhet të gjejmë një mënyrë të pastrojmë këtë moçalin që është i mbushur me kërma.
Ndaj duhet ta pastrojmë që të hapet rruga që të vijnë intelektualë në politikë.
Por momentalisht me këto që jam përballur, më kanë rezultuar burra me jo shumë këllqe”, u shpreh Kokalari./m.j