Ata janë bërë viral në Tik-Tok, kushdo që sheh videot, kthehet në ndjekësin e tyre besnik, teksa i përgëzojnë për lidhjen që kanë. Një marrëdhënie shumë e veçantë, të cilën nuk jemi mësuar ta shohim shpesh është ajo e Luizës vjehrrës shqiptare me dhëndrin amerikan.
Në një intervistë për Vizionin e Pasdite, Luiza Albrahimi u shpreh se buzëqeshja dhe ëmbëlsia që transmetoj dhëndri i saj në takimin e tyre të parë, e bëri për vete, ndërsa shton se bashkë kanë përputhje të karaktereve.
“Fillimi ishte i vështirë kur e mora vesh që vajza donte një djalë amerikan. Si prindër shqiptar, e doja një shqiptar. Mbase për gjuhën për të folur dhe traditat, për këto. E dija që vajza ime ishte e zgjuar dhe nuk do gabonte. Kur e takova për herë të parë, kishte një buzëqeshje, një ëmbëlsi, dhe aty mendova që vajza ime kishte bërë zgjedhjen e duhur. Është I gjatë, por shumë i ëmbël dhe puqemi shumë në karakter të dy. Jam shumë e lumtur, dhe do doja ta kisha edhe djalë”.
Ndërsa për dhëndrin amerikan, marrëdhënia e mirë me Klean, bashkëjetuesen e tij, e ka bërë që raporti I mirë të vijë edhe me vjehrrën e tij.
“Thjesht ndihem mirë për shkak se është lidhja jonë shumë e mirë. Thjesht erdhi gjithçka shumë natyrale”, tha Andrei Constantiescu.