Sërish sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar për BalkanWeb se prej disa ditësh, faqet online të disa institucioneve janë nën sulmin e hakerave.
Së fundmi është sulmuar webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa mësohet se sistemi i brendshëm është funksional.
Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.
/a.r