Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdolahian i është drejtuar me një mesazh Uashingtonit lidhur me luftën Izrael-Gaza.
Ai thekson se nëse SHBA dëshiron të shmangë luftën duhet që ‘të kontrollojë’ Izraelin. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu po zhvillon një vizitë në Bejrut.
“Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim i madh. Nëse amerikanët duan të parandalojnë një luftë në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin”, u tha gazetarëve ministri iranian.
Më tej ai theksoi: “Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.”
Ky mesazh i tij vjen pasi mendohet se Izraeli po përgatit një ofensivë në Rripin e Gazës në përgjigje të një sulmi të Hamasit të zhvillur më parë në Izrael./m.j
Po Hamas-in kush duhet t’a kontrolloj? Apo ata kane te drejte te masakrojne civilet e perseri t’ja hedhin paq! Keqardhje e madhe per palestinezet e pafajshem, por terrorizmi duhet te paguaj cmimin e barbarise se tij!