Është vënë në pranga hajduti Pieraldo Pelushi 31-vjeçari i cili tentoi të vidhte dyqanin e telefonave dy ditë më parë.
Pelushi kishte grabitur një tjetër dyqan përpara se të mbërrinte në dyqanin e një kompanie telefonike, ku njëra nga shitëset e nxori jashtë dyqanit. I riu përdorte pistoletë çakmak për të frikësuar shitëset në dyqanet që shkonte për të vjedhur. Fatmirësisht, shitësja në dyqanin e kompanisë telefonike arriti të dallojë se pistoleta ishte false dhe kështu u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.
Më herët, Pelushi ka qenë i dënuar për drogë.
Në momentin e arrestimin më 24 prill 2019, mësohet se Pelushit i janë sekuestruar 31 doza me heroinë, të cilat i mbante në një çantë marsup.
/f.s