Temperatura e lartë tregon se trupi i fëmijës reagon kundër sulmeve të ndryshme. Megjithatë, ajo duhet ulur, pasi kur arrin në ekstreme bëhet e rrezikshme. Nëse temepratura nuk i bie për një kohë të gjatë duhet patjetër vizita te mjekur, por ndërkohë ka disa mënyra për ta provuar t’ia ulni vetë, me disa metoda efikase, madje për pak minuta.
Patate në çorape
Lani një patate, qërojeni në feta dhe futeni brenda në çorapet e fëmijës dhe më pas vishjani.
Raki
Holloni një filxhan të vogël raki me një sasi të barabartë uji. Lagni një napë në këtë përzierje dhe vendoseni në këmbët e fëmijës për 5 minuta. Një napë tjetër me lëng limoni mund t’ia vendosni fëmijës në ballë.
Dushi
Bëjini një dush të ngrohtë fëmijës dhe jepini sa më shumë lëngje.
Nëse fëmija juaj është më i vogël se 3 muaj dhe ka ethe, duhet patjetër vizita e mjekut.