Nga Namir Lapardhaja
Edi Rama është aq rehat me ‘opozitën e vërtetë’ dhe ‘të pashitur’ që ka përballë, saqë, përveçse tallet dhe leqendiset si dhe sa i do kokrra e qejfit, por, pastaj i thotë edhe kryetares së Kuvendit që t’i lejojë të flasin edhe përkundrejt mbarimit të kohës dhe shkeljes së rregullores.
Sepse, Edi Rama e di që sa më shumë të flasë kjo ‘opozitë’ që bën gjullurdi të kotë dhe të pakuptimtë çdo të enjte, aq më jetëgjatë politikisht bëhet ai.
Sepse, Edi Rama e di që këta nuk bërtasin kundër tij, por ndjekin parimin se ‘po nuk kërkove, nuk të jep kush për të ngrënë’, ndaj ai i shpërblen me Kulla dhe Pallate, pastaj vjen dhe i tall, duke ua përmendur.
Ndaj ai është komod. Vjen, tallet dhe ikën. Madje, të enjten me ta e ka si relaks, bën edhe qyfyre.
I kërkon drejtueses së seancës t’i lërë të flasin jashtë radhe.
Cirk duan, cirk t’u japim.
Por në shfaqjen e cirkut këta njomishtet janë krejt amator përballë Ramës, madje dhe vetë Sali Kulla me metaforat dhe epitetet e tij duket shumë i vjetër dhe shumë i dalë mode.