Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, Rezolutën për sulmet serb në Veri të Kosovës.
Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.
Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.
Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut./m.j