Nga Klaudia Malaj
Shoqëria njerëzore në kuptimin e saj sociologjik, të çon tek grumbullimi, shoqërizimi, përshtatshmëria me individët përreth, apo edhe me terrenin. Të pasionuarit pas historisë të evolucionit njerëzor, e dinë tashmë që individi është një qenie e përshtatshme, e cila, nga prehistoria deri në ditët e sotme, ka luftuar dhe përpiqet të përmirësoje veten apo ambientin përreth tij. Ajo që ne e quajmë, “zona e komfortit.”
Pa dashur të kthehem shumë në të shkuarën, në teori që janë rrëzuar apo hipoteza që kanë lindur, përsa i përket njeriut që jemi sot, “Homosapiens”, dua të ndalem tek, kultura mendore individuale, për të cilën shoqëria njerëzore mendon se do i sjell lumturinë. Frika se teknologjia dhe evolucioni i saj do nis të zëvendësojë individin, ende nuk po ndjehet tek ky i fundit.
Interneti/ Rrjeti ARPA dhe WWW.
Sot, të gjithë ja vënë fajin epokës së “lulëzuar të internetit” dhe rrjeteve sociale, të cilat kanë gllabëruar shoqërinë dhe i kanë larguar nga njëri-tjetri. Sot, të gjithë mund të kujtohemi kur jemi në kafe me shoqërinë dhe vetëm tavolina e rrumbullakët e lokalit i mbledh disa persona, por, në fakt ata rrinë dhe lundrojnë në internet dhe ekspozojnë telefonat më të fundit.
Por, si ka ardhur interneti tek ne? Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin “internet” rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet 1960. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë, ka qenë Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t’i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi, shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompjuterë që gjendeshin në largësi. Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer apo për file sharing.
Telefonat e parë dhe të fundit.
Pavarësisht se për publikun e gjerë telefonat apo mjetet digjitale nuk kanë qenë në përdorim, ama një pjesë shumë e vogël njerëzish kanë pasur kontakte, përpara se ato të bëheshin publike për masën.
Telefonat e parë janë krijuar për të bashkuar njerëzit, nga distanca të largëta. Telefonat me kabëll, ndër të parët e bërë publikë për masën e gjerë, ndihmuan në komunikimin dhe mbajtjen e lidhjeve mes njerëzve që jetonin larg njëri-tjetrit. Këto pajisjet e para të telekomunikacionit sot, për disa janë nostalgji. Mos u çudisni! Ata vërtetë bashkonin njerëzi! Kurse telefonat modern, me kamera para dhe mbrapa, me touch, me internet, dhe rrjete sociale të instaluara në to, po i ndajnë njerëzit. Kjo, sepse nuk kemi më kohë tu kushtojmë rëndësi njerëzve që kemi afër.
Rrjetet sociale
Të gjithë nga ne e ka një llogari sot në një rrjet social. Qoftë për punë apo qoftë për qejf. Por, ajo që nuk dimë, sepse nuk na është thënë me zë të lartë, është se këto rrjete sociale paguhen me çfarë ne postojmë apo sa herë i përdorim. Sa më shumë të qëndrojmë, aq më shumë paguajmë për pronarin e rrjetit social. Sot bizneset paguajë facebook-un për të reklamuar punën e tyre. Për të qenë edhe më të saktë, të tre elementët e zhvillimit masiv shoqëror, sot, nuk po ndikon pozitivisht, përkundrazi. Zhvillimi dhe modernizimi po ndikon në rëndimin e psikikës së individëve duke i mbyllur në atë botën me ngjyra dhe me zë. E si rrjedhojë ndodh ajo që quhet “gracka teknologjike”.
Cilat janë sfidat e mediave sociale?
Mediat sociale gjithashtu mund të paraqesin sfida për përdoruesit individualë, në mënyrat e mëposhtme:
Çështjet e shëndetit mendor. Përdorimi i tepërt i aplikacioneve sociale mund të rezultojë në djegie, varësi ndaj mediave sociale dhe çështje të tjera.
Polarizimi. Individët mund të përfundojnë në flluska filtri. Ato krijojnë iluzionin e diskursit të hapur kur përdoruesi është i sekuestruar në një komunitet online të krijuar në mënyrë algoritmike.
Dezinformimi. Mjediset e polarizuara nxisin përhapjen e dezinformimeve ku qëllimi i autorit është të mashtrojë të tjerët me informacion të rremë.
Postime fyese, gjuha e dhunës dhe bullizimi. Bisedat në internet dhe mjetet e bashkëpunimit të ndërmarrjeve mund të kalojnë në tema që nuk lidhen me punën. Kur kjo ndodh, ka mundësi që kolegët të mos pajtohen ose të ofendohen. Kontrollimi i bisedave të tilla dhe filtrimi për përmbajtje fyese mund të jetë i vështirë. Apo edhe fëmijët apo adoleshentët, të cilët janë më të prirur për tu tallur ndërmjet tyre apo edhe për tu bullizuar.
Siguria dhe mbajtja. Politikat tradicionale të sigurisë dhe ruajtjes së të dhënave mund të mos funksionojnë me veçoritë e disponueshme në mjetet e bashkëpunimit. Kjo mund të ngrejë rreziqe sigurie dhe çështje të pajtueshmërisë me të cilat duhet të merren kompanitë.
Shqetësimet e produktivitetit. Ndërveprimi social, qoftë në internet apo personalisht, është shpërqendrues dhe mund të ndikojë në produktivitetin e punonjësve.
Përmenda tre elementët thelbësorë të cilët kanë ndryshuar shoqërinë njerëzore, nga bashkëjetesa me kafshët në natyrë dhe pa banesë, sot kemi rini më iphone dhe smartphone në duar. Fatkeqësi që rinia po e blen me dëshirë duke dashur të jetë moderne. Jetesa në të shkuarën mund të na dëshmojë që lumturia nuk qëndron tek luksi, por tek dashuria apo mbrojtja e njerëzve brenda familjes. Ndaj, hidhini telefonat, mbyllini rrjetet sociale, dhe përqafoni njerëzit e dashur, pasi ndjenjat që të ngrohin shpirtin nuk mund të gjenden në botën e madhe të rrjeteve sociale. Prezenca më e vogël e disa çrregullimeve të humorit në shoqëritë e sotme, të bën të mendosh në rreziqet që paraqet për shëndetin mendor modernizimi dhe teknologjia.
Po i japin fund njerzimit këta kriminelat si i ken shpernda globalistat sionistat iluminat