Një tjetër protestë është zhvilluar sot në Tiranë, ajo e taksistëve. Marshimi i taksistëve nisi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Bashkisë së Tiranës.
Ata kërkojnë nga Ministria e Transporteve, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme të garantojnë luftën kundër informalitetit.
Taksistët kanë kërkuar fillimisht takim me kryebashkiakun Veliaj për ti parashtruar kërkesat e tyre.
Protesta u shoqërua me tensione, pasi protestuesit nuk lejuan qarkullimin e mjeteve në rrugën para Bashkisë.