ekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët. Deklaratën, Blinken e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.
Blinken u shpreh se Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin. Ndër të tjera, Blinken nënvizoi se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet.
“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij.
Dënojmë vrasjen e çdo qytetari. Tragjikisht, numri i jetëve të pafajshme, si pasojë e sulmeve të Hamasit. Mes tyre, ne e dimë tashmë që 25 shtetas amerikanë janë vrarë. I bashkohemi familjeve në Izrael, në SHBA, për vuajtjen, për vrasjene e tyre”, theksoi Blinken.
Ai tha se SHBA do të qëndrojë në krah të Izraelit dhe askush nuk duhet të shfrytëzojë sulmin e Hamas për ta sulmuar.
“Mijëra izraelitë janë mobilizuar. Njerëzit në Izrael janë treguar gjithmonë rezistencë për të mbrojtur veten e tyre. Mesazhi që kam sjellë është: mund të jenë të fortë për të mbrojtur vendin por për sa kohë ekziston Amerika nuk do të duhet, ne do të jemi në anën tuaj. Mesazhin e kemi sjellë në Izrael në mënyrë të përditshme, e kam sjellë edhe në sot në diskutime. Ne po mbajmë premtimin tonë për të sjellë municion interceptorë së bashku me materiale të tjera mbrojtëse. Dërgesat ushtarake kanë mbërritur. Do të punojmë me Kongresin që të përmbushen të gjitha kërkesat. Këtu në Izrael dhe kudo në Botë do të dërgojmë paralajmërimin e qartë të Biden, që mendojnë të përfitojnë nga situata për të sulmuar Izraelin mos e bëni këtë sepse SHBA do ta mbrojë Izraelin. Kemi sjellë në Mesdhe luftëanijen e madhe që është e armatosur”, tha Blinken.
Sipas tij “Do të përpiqemi që konflikti të mos përhapet. Shumë herë në të kaluarën liderët janë përballur me sulmet terroriste kundër Izraelit. Kemi folur me të gjithë vendet për këto sulme. Nuk ka justifikim për të tilla krime. Edhe Kryeministri e tha “ky duhet të jetë një moment për të dënuar terrorizmin”. Individë nga 36 vende u vranë në sulmet e së shtunës. Kushdo që e do paqen dhe drejtësinë duhet të dënojë terrorin e Hamas. Ne e dimë që Hamas nuk përfaqëson popullin palestinez. Hamas në vend që të promovojë mirëqenien drejton në mënyrë diktatoriale. Hamas nuk qëndron në mbrojtje të së ardhmes, ka vetëm një axhendë për të shkatërruar Izraelin. Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë veten dhe të siguroje që kjo të mos ndodhë më kurrë”.