“Ne jemi këtu me ju, dhe nuk do t’ju lëmë vetëm.” Me këto fjalë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka përshëndetur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të takimit të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes në Jerusalem.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, menjëherë pasi u përshëndetën, Blinken dëgjohet duke i thënë vazhdimisht Netanyahut: “Me vjen keq, ngushëllime për viktimat.”
Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit e falënderon dhe i shtrëngon vazhdimisht dorën të ftuarit të tij amerikan.
Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave të marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikan.
/a.r