“Air Albania” mirëpret nesër në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.
Atmosfera ndihet në ajër që një ditë para takimit. Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis (qeleshe), me imazhet spektakolare që të lënë pa mend nga impianti gjigand.
Çdo tifoz duhet ta vendosë kur të jetë në stadium, përveç tribunës ku qëndrojnë tifozët miq. Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.
Dekori perfekt i shton edhe më shumë hijeshinë stadiumit, para një takimi kaq jetik për kombëtaren tonë. Tashmë djemve tanë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë detyrën në fushë, për ta kthyer mbrëmjen e së enjtes në festë./m.j