Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, Frrok Gjini shprehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”.
“A është mirë që Komisioni me autoritetin që ka të thërrasë ndonjë përfaqësues të kompanisë, sepse është bërë një problem shumë i madh apo ndonjë përfaqësues të AKEP-it.
Sepse qytetarët po vuajnë shumë me faturat: po i vjedhin, nuk i ofrojnë shërbimet. Pra ka shumë shqetësime. Nëse e gjykoni të arsyeshme si komision, por kryesisht është “One” ai që është bërë gangrenë tek qytetarët.
Kur të shkoni të paguani faturën e telefonit e shikoni realisht se çfarë problemi e kanë njerëzit. Biles, ka dhe deputetë këtu që ia kanë mbajtur telefonat me nga 1 muaj të bllokuar”, u shpreh Gjini.
Në përgjigje të kësaj kërkese, kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se ka deputetë që kanë kërkuar informacion për këtë çështje.
“Me dijeninë që kam unë ka dhe deputetë që kanë komunikuar me kompaninë. Me eksperiencën time si drejtues i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, nuk ka pasur një, por dy.
Ne patëm një ballafaqim shumë interesant vite më përpara ku i kërkuam kasa fiskale kompanive celulare. Por është komisioni i Veprimtarive Prodhuese ai që e ka në sferën e tij.
Gjithsesi, shumë faleminderit për ngritjen e shqetësimit, por është kërkuar shpjegimi dhe së bashku me Komisionin e Veprimtarive prodhuese mund të zhvillojmë një dëgjesë të përbashkët”, u shpreh Eduard Shalësi.
@rtvoranews““One”, gangrenë për qytetarët”/ Deputeti i PS-së kërkon seancë me kompaninë: Po i vjedhin, nuk ofrojnë shërbimet Deputeti i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, Frrok Gjini shprehu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”. #oranews #kompaniaone #frrokgjini #telefonata #ankesatperone