Një person ka vjedhur një shumë parash në një biznes në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë këtë mbrëmje. Policia njofton se autori i ka marrë paratë nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri. Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/f.s