Nga Artur Ajazi
Shqipëtarët prej afro 60 e ca ditësh, po bëhen dëshmitarë të ndryshimeve rradikale në Ministrinë e Brëndshme dhe Policinë e Shtetit. Eshtë rritur forca zbuluese, forca goditëse, janë rritur informacionet nga qytetarët drejt Policisë së Shtetit, madje dhe vetë ministrit Taulant Balla. Gjithçka duket sikur është ndryshuar, me pozitivitete dhe rezultate të jashtëzakonshme. Janë goditur, arrestuar dhe zbuluar banda kriminale, elementë kriminalë, janë zbuluar vrasje dhe grabitje të reja dhe të vjetra, kurse trafiku i drogave ka marrë një goditje të madhe.Grupe dhe banda kriminale janë në arrati, në kërkim kombetar dhe ndërkombëtar ose në qeli. Siguria në shkolla ka marrë një rëndësi të madhe për çdo komisariat policie.
Mentaliteti ka ndryshuar totalisht. Nuk bëhet më fjalë në Ministrinë e Brëndshme dhe Policinë e Shtetit për refuzime, anashkalime dhe lënie pas dore të sinjalizimeve nga qytetarët. Nuk bëhet fjalë më, për sjellje arrogante të patrullave ndaj qytetarit dhe përulje ndaj bandave dhe krimineleve. Taulant Balla, ishte gjetja më perfekte e kryeministrit Rama për Ministrinë e Brëndshme. Nuk ka qytetar që nuk ngurron të shprehet se “po kjo është Policia që Duam”. Por pse ndodhi kjo ?
Ndoshta puna, shembulli, angazhimi dhe njëfarë dhuntie e drejtuesit, vlen më shumë se gjith1#ka në drejtimin e institucioneve delikate siç janë Ministria e Brëndshme apo dhe Policia e Shtetit. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që, drejtuesi i Policisë Shtetit dhe kreu i Ministrisë Brendshme të ishin para mediave në unison të gjithçkaje që ka arritur të bëjnë uniformat e shtetit. Një kthesë e madhe, një situatë e jashtëzakonshme tek unoformat blu. Po arrestohen jo vetëm bandat dhe banditët, grabitësit dhe vrasësit me pagesë, po arrestohen jo vetëm trafikantët e drogave dhe kontrabandistët, po arrestohen jo vetëm të shpallurit në kërkim nga Policia e Shtetit prej vitesh, por nuk po kursehen as shefa krimesh, shefa komisariatesh, drejtues të lartë policie, etj.
Duket sikur Taulant Balla, nuk ka ndërmend të bëjë “kompromise” me asnjë prej drejtuesve, zyrtareve dhe uniformave blu që rezultojnë të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Kjo pra, është “Policia që Duam”. Por pse u deshën kaq vite për ti treguar shqiptarëve se, shteti dhe strukturat e tij policore dhe jo vetëm, i tundin “dhëmbët” krimit dhe korrupsionit ? Gabimi duhet kërkuar brënda logjikës së emërimeve të deritanishme në këto struktura kaq delikate që kanë të bëjnë me rendin, qetësinë sigurinë dhe jetën e qytetareve.
Lufta ndaj krimit, trafikut të drogave dhe korrupsionit, njëherësh mbetet prioritet parësor i Ministrisë së Brëndshme edhe për një arsye tjetër madhore, që është siguria kombëtare. Një shtet i dobët para krimit, bandave, trafikut të drogave dhe korrupsionit, mbetet i rrezikuar në çdo moment i rrezikuar në çështjet e sigurisë kombetare. Rritja dhe fuqizimi i mafies, dobëson rolin dhe strukturat e shtetit, pasi paraja e pistë ble zyrtarin, drejtuesin, dhe ushtarin. Taulant Balla ditën kur mori postin e kreut të Ministrisë së Brëndshme ka bërë një betim para shqiptarëve, dhe rezulton se deri tani po i përmbahet me seriozitet, korrektësi dhe dinjitet fjalës së dhënë.