Vidhet dhe dëmtohet poliklinika e specialiteteve në Durrës. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, ku persona të paidentifikuar pasi kanë thyer xhamat e katit të parë të poliklinikës, kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur më pas disa kompjuterë.
Gjithashtu bëhet me dije se këta të fundit kanë dëmtuar edhe zyrat e mjekëve në katin e dytë të godinës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.