Pas një dite festimesh dhe vendimesh të rëndësishme statutore, socialistët mbledhin sot në ora 12 tek ambjentet e Xibrakut, Asamblenë e Partisë. Në këtë mblledhje, axhenda parashikon diskutime për zgjedhjet e reja në Partinë Socialiste, rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Kurzioe është se rendi i ditës ka parashikuar gjithashtu edhe diskutimin e kërkesës së deputetit Ben Blushi dhe të disa deputetëve të tjetër socialistë, të cilët mbështesin votimin për postin e kryetarit. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjithsesi mbledhjet me dyer të mbyllura të socialistëve janë një nocion mjaft relativ.