David Kantozi, përfaqësues i komunitetit hebraik shqiptar në Izrael tha në një intervistë për Euronews Albania se jeton rreth 75 kilometra larg Rripit të Gazës.
Ai tregoi se edhe në qytetin e tij ka pasur bombardime, por ka qenë sistemi i alarmit ai që ka ndihmuar dhe raketat janë asgjësuar në ajër, duke mos sjellë asnjë dëm.
“Shqetësimi qëndron. Gjendja nuk është e thjeshtë. Izraeli e shpalli gjendje lufte që ka domethënien e vet dhe ne po e përjetojmë këtë shumë të shqetësuar dhe me shumë emocione sepse ne kemi fëmijët, shokët që janë në ushtri, ose jetojnë pranë qendrave të nxehta. Lufta nuk është një udhëtim në bulevard,” – u shpreh Kantozi.