Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg ku i ka shprehur mbështetje dhe solidaritet të palëkundur.
Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.
“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.
Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan Igli Hasani.
Kujtojmë që sulmi i Hamasit në Izrael nisi të shtunën e 7 tetorit. Deri tani raportohet për më shumë se 1 mijë viktima dhe shumë të tjerë të plagosur dhe rrëmbyer./m.j