Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për Palestinën.
Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se tanimë gjërat nuk mund të jenë si dikur, teksa shton se fondi prej 691 milionë eurosh do të anulohet deri në një moment të dytë.
“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë punë si zakonisht. Si donatori më i madh i palestinezëve, Komisioni Evropian po vë në shqyrtim portofolin e tij të plotë të zhvillimit, me një vlerë totale prej 691 milion euro”, shkruan Varhelyi.
/f.s