Policia ka shoqëruar 15 adoleshentë në komisariatin e Korçës lidhur me plagosjen e rëndë të 14-vjeçarit. Ky i fundit pas një konflikt, mësohet se është goditur me sende të forta në kokë, ndërsa po merr mjekim të specializuar në kryeqytet.
Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje në prani të psikologut por deri tani policia nuk ka shkuar tek autorët. Të shoqëruarit ndryshojnë vazhdimisht deklarimet e tyre.
Ngjarja sipas policisë ka zanafillën në rrjetet sociale për të vijuar me pas me një përleshje masive mes dy grupe adoleshentesh, ngjarje që ka ndodhur në bulevardin “Republika”. Pista e vetme ku policia po heton është ajo e motiveve të dobëta.
/a.r