Dy javë pas sulmit terrorist në Banjskë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vijuar me publikimin e dëshmive të reja, siç theksoi ai, për zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.
Ministri Sveçla ka shkruar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, policia kanë gjetur dokumentin personal (letërnjoftimin) dhe veturën e Milorad Jevtic, një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciç. Ky i fundit, është identifikuar si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sipas tij, mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiçit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues. Në lidhje me sulmin, u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan në mungesë provash.
/a.r
Ky Milorad Jevtiqi, qenka si ai Rrahmani i Zen Sali Berishes…apo Bes Kallaku i Ilir Metajt…..