Janë thënë shumë premtime për barazinë gjinore në vend, por shifrat që ka gjetur Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se ka diskriminim e madh gjinor në Kosovë sa i përket punësimit.
Sipas të gjeturave të ASK-së, në çdo dhjetë gra në Kosovë, njëra nga to punon dhe njëra është duke kërkuar punë, tetë të tjerat nuk punojnë dhe nuk po kërkojnë punë. Sipas anketës së fuqisë punëtore të ASK-së, përqindja e papunësisë tek femra është dukshëm më e lartë se e meshkujve.
Gjatë vitit 2014 papunësia tek femrat është 41.6%. Gjendja është përkeqësuar nëse krahasojmë shifrat me ato të vitit 2013, pasi që atë kohë gjinia femërore ishe e papunë me 38.8%.