Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë.
Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara e ka vendosur shifrën në 100 në një postim në rrjetet sociale.
Kjo përfshin si civilët ashtu edhe ushtarët, thotë ajo.
Në një postim në X, dikur Twitter, thuhet gjithashtu se më shumë se 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1800 janë plagosur.
Këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Izraeli.
/a.d