Kërkesa e Fredi Belerit për t’u lejuar për të bërë betimin si Kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë do të vendoset nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.
Burime për A2 bëjnë me dije se fillimisht çështja është ngarkuar për shqyrtim Gjyqtarit Rexhep Bekteshi, i cili është tërhequr duke mos pranuar trajtimin e saj, më pas çështja i ka kaluar Gjyqtares Besjana Gerxaj që po ashtu është tërhequr duke mos pranuar shqyrtimin, dhe tashmë është vendosur që çështjen ta trajtojë Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedulaj.
Burime pranë Gjykatës së Durrësit konfirmojnë se çështja do të shqyrtohet më datë 10 tetor, ora 11:45./m.j