Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës në sfond të flamujve të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit.
Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç t’i bashkohej fotos familjare të këtij samiti, por gjeti kundërshtimin e homologut serb.
Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.
Mesaduket prania e flamurit të Kosovës, në listën e flamujve të tjerë si pjesë e këtij samiti, ka qenë arsyeja kryesore që ka shmangur kreun e diplomacisë serbe nga realizimi i fotos zyrtare me homologët e tij.
/a.r