Prej mesnatës së sotme, Sllovenia e fillon zbatimin e regjimit të ri të hyrjes në zonën Schengen dhe nuk do t’i pranoj migrantët pa viza të rregullta dhe pasaporta, ka kumtuar sot Ministria e brendshme e Serbisë (MUP).
“Ministria e punëve të brendshme e Serbisë është njoftuar nga Kroacia se anëtarja e Bashkimit Evropian, Sllovenia, prej mesnatës e fillon zbatimin e regjimit të ri të hyrjes në zonën Schengen, dhe se nuk do t’i pranoj migrantët pa viza të rregullta dhe pasaporta, dhe kjo do të thotë se mbyllet ruga ballkanike”, thuhet në kumtesën e MUP-it.
Rrjedhimisht, MUP-i thotë se Serbia nuk mund të bëhet qendër e tubimit të refugjatëve, prandaj të gjitha masat do t’i harmonizoj me BE-në dhe në mënyrë reciproke do t’i zbatoj në kufijt jugorë dhe lindorë, në drejtim të Maqedonisë dhe Bullgarisë.